Aktivitete

“Thesaret e Tiranës”, Tradita Popullore sjell një pasuri etnografike të kryeqytetit dhe trevave përreth

Shkruar nga Tradita

Tirana dhe trevat përreth saj përbëjnë një pasuri të rrallë etnografike, ku çdo fshat mbart një identitet të veçantë, të shprehur mjeshtërisht përmes veshjeve tradicionale. Në këtë mozaik të pasur kulturor, çdo krahinë dallohej për ngjyrat, qëndisjet dhe stilin e kostumeve të saj, duke krijuar një hartë të gjallë të shpirtit popullor.

Marrëdhëniet ndërmjet fshatrave - sidomos ato të ndërtuara përmes kurorëzimeve martesore - shërbenin si ura të arta ku, bashkë me dashurinë, shkëmbeheshin edhe veshjet, zakonet dhe bukuria e trashëgimisë kulturore.

Kur një vajzë martohej, ajo merrte me vete jo vetëm kujtimet dhe ëndrrat për jetën e re, por edhe një pajë të pasur me kostume - si nga vendlindja e saj, ashtu edhe nga krahina e burrit. Veshjet nga zona e dhëndrit zinin vendin kryesor në pajë, shpesh më të shumta dhe më të stolisura, përfshirë edhe atë që nusja do të vishte ditën e martesës – një kostum i përzgjedhur me kujdes të jashtëzakonshëm, pasqyrë e krenarisë dhe fisnikërisë së familjes pritëse.

“Thesaret e Tiranës”, Tradita Popullore sjell një pasuri

Nga ana tjetër, veshjet e përgatitura me dashuri nga shtëpia e vajzërisë ishin të mbushura me kujtime, me tinguj këngësh dhe aromën e fëmijërisë. Paja përfshinte jo vetëm veshje solemne për festa dhe raste të veçanta, por edhe kostume të përditshme – të thjeshta, por plot hijeshi – që ndihmonin nusen në jetën e saj të përditshme. Kjo pasuri tekstile përfytyrohej si e mjaftueshme për një jetë të tërë, në një kohë kur mundësitë ekonomike nuk lejonin veshje të reja për çdo rast.

Pozita dhe pasuria e familjes ku vajza martohej ndikonte në cilësinë e qëndisjeve dhe në numrin e veshjeve - një tregues i statusit dhe i kujdesit të veçantë për dhëndrin dhe familjen e tij.

Veshjet që kanë mbijetuar deri në ditët e sotme: disa autentike, të ruajtura me dashuri brez pas brezi, e disa të tjera të rikrijuara me përkushtim nga Fondacioni Tradita Popullore, vijnë të përjetësuara në një album fotografik, për të mos iu dorëzuar harresës së kohës.

Albumi është realizuar me mbështetjen e Bashkisë Tiranë dhe Fondacionit Tradita Popullore. Ai përmban jo vetëm qëndisje të hollë dhe mjeshtëri dorë, por edhe frymën e një kohe që jeton përherë në kujtesën e një kombi.

Bli online

  • Veshje tradicionale

    ...

  • Veshje tradicionale

    ...

  • Kostumi i Çamërisë

    ...

  • Kornizat me elementet e cdo krahine shqiptare

    ...

ARTIZANËT

Z. Anton Harapi

Korçë

Mjeshtër i kostumeve popullore

Znj. Afërdita Malo

Gjirokastër

Mjeshtre e suvenireve prej qelqi

Znj. Pranvera Qafzezi

Krujë

Mjeshtre e qilimave

Znj. Ganimete Isa

Pukë

Mjeshtre e qelesheve

Më të vizituarat

Atelieja e prodhimit

Qendisja artizanale

Përgatitja dhe qëndisja e veshjeve popullore shqiptare është një proces i ndërlikuar që kërkon përkushtim dhe mje...