Fondacioni Tradita

“Me Trashëgiminë në Turizëm”, një projekt i Tradita Popullore për promovimin e trashëgimisë kulturore shqiptare

Shkruar nga Tradita

“Me Trashëgiminë në Turizëm”, një projekt i

“Me Trashëgiminë në Turizëm”, i organizuar nga Tradita Popullore, synoi promovimin e turizmit kulturor në Shqipëri përmes prezantimit të veshjeve, valleve dhe elementëve të ndryshëm të trashëgimisë kulturore shqiptare, duke krijuar përvoja të drejtpërdrejta për turistët vendas dhe të huaj.

“Me Trashëgiminë në Turizëm”, një projekt i

Projekti u zhvillua përmes tre aktiviteteve në Tiranë dhe Vlorë. Aktiviteti i parë u organizua në Sheshin Skënderbej, ku u prezantuan veshje dhe valle tradicionale të Qarkut të Tiranës dhe Fierit, së bashku me Muzeun Lëvizës të trashëgimisë kulturore.

“Me Trashëgiminë në Turizëm”, një projekt i

Aktiviteti i dytë u zhvillua në Lungomare, Vlorë, gjatë sezonit veror, me fokus veshjet dhe vallet e Shqipërisë së Veriut, veçanërisht veshjen tradicionale të Hasit. Përmes një formati interaktiv, turistët u përfshinë drejtpërdrejt në valle dhe patën mundësinë të njiheshin nga afër me elementët e veshjeve tradicionale.

“Me Trashëgiminë në Turizëm”, një projekt i

Aktiviteti i tretë u zhvillua në Sheshin Sulejman Pasha në Tiranë, në kuadër të festave kombëtare, ku u prezantuan veshje dhe valle nga Gjirokastra, Korça, Pogradeci dhe Tirana.

Nëpërmjet këtyre aktiviteteve, Tradita Popullore solli trashëgiminë kulturore shqiptare më pranë publikut dhe turistëve, duke e kthyer atë në një përvojë të gjallë, interaktive dhe të aksesueshme për vizitorët.

“Me Trashëgiminë në Turizëm”, një projekt i

Bli online

  • Veshje tradicionale

    100 Euro

  • Veshje tradicionale

    ...

  • Kostumi i Çamërisë

    ...

  • Kornizat me elementet e cdo krahine shqiptare

    ...

ARTIZANËT

Z. Anton Harapi

Korçë

Mjeshtër i kostumeve popullore

Znj. Afërdita Malo

Gjirokastër

Mjeshtre e suvenireve prej qelqi

Znj. Pranvera Qafzezi

Krujë

Mjeshtre e qilimave

Znj. Ganimete Isa

Pukë

Mjeshtre e qelesheve

Më të vizituarat

Kush jemi

Kush është Edlira Sulaj?

Edlira Sulaj është një kostumografe profesioniste me mbi 20 vjet eksperiencë në krijimin dhe ruajtjen e veshjeve tradicionale shqipta...