Fondacioni Tradita

Nga tradita te krijimi! Të rinjtë përzgodhën skicimet në Y-CRAFT

Shkruar nga Tradita

Nga tradita te krijimi! Të rinjtë përzgodhën skicimet


Fondacioni Tradita Popullore, në bashkëpunim me Qendrën Shqiptare për Zhvillimin e Familjes (ACFD), vijoi zbatimin e projektit Y-CRAFT – Youth for Cultural Revival and Artisanal Future Traditions, që synon afrimin e të rinjve me traditën dhe trashëgiminë kulturore shqiptare.

Nga tradita te krijimi! Të rinjtë përzgodhën skicimet

Workshopi i tetë u fokusua në prezantimin, diskutimin dhe përzgjedhjen e skicimeve të realizuara nga të rinjtë gjatë procesit krijues. Pjesëmarrësit prezantuan idetë e tyre dhe përzgjodhën konceptet më të përshtatshme për fazën e mëtejshme të zhvillimit.

Skicat e përzgjedhura do të orientohen drejt finalizimit dhe shndërrimit në produkte konkrete, duke nxitur kreativitetin, bashkëpunimin dhe mendimin kritik.

Nga tradita te krijimi! Të rinjtë përzgodhën skicimet

Projekti zbatohet në kuadër të skemës së nën-grantimit BOOST Balkans, të zbatuar nga ALDA – European Association for Local Democracy, me mbështetjen e AFD – Agence Française de Développement.

Nga tradita te krijimi! Të rinjtë përzgodhën skicimet

Bli online

  • Veshje tradicionale

    100 Euro

  • Veshje tradicionale

    ...

  • Kostumi i Çamërisë

    ...

  • Kornizat me elementet e cdo krahine shqiptare

    ...

ARTIZANËT

Z. Anton Harapi

Korçë

Mjeshtër i kostumeve popullore

Znj. Afërdita Malo

Gjirokastër

Mjeshtre e suvenireve prej qelqi

Znj. Pranvera Qafzezi

Krujë

Mjeshtre e qilimave

Znj. Ganimete Isa

Pukë

Mjeshtre e qelesheve

Më të vizituarat