Artizanët e vjetër, të cilët realizojnë veshje tradicionale popullore shqiptare janë mjeshtër të trashëgimisë kulturore. Ata punojnë me dorë duke përdorur teknika të lashta si qëndisja, endja dhe punimi i leshit apo mëndafshit.
Çdo veshje është unike dhe pasqyron traditat e krahinës nga e cila vjen, me motive dhe simbole të veçanta. Këto mjeshtëri janë transmetuar brez pas brezi, duke ruajtur identitetin kombëtar dhe bukurinë e artizanatit shqiptar.
Sot, artizanët vazhdojnë të punojnë me pasion, ndonëse përballen me sfida nga industrializimi dhe mungesa e të rinjve që e trashëgojnë këtë zanat. Puna e tyre mbetet një pjesë e rëndësishme e kulturës shqiptare, duke e bërë të gjallë dhe të vlerësuar këtë pasuri kombëtare.
Tradita Popullore u jep mundësinë këtyre mjeshtrave që të punojnë me të rinjtë e apasionuar pas historisë dhe traditave shqiptare, për të ruajtur trashëgiminë kulturore të ruajtur brez pas brezi.
Secili mund të regjistrohet në portalin tonë dhe të krijojë profilin e tij të personalizuar, me mjeshtëritë, teknikat që përdor dhe llojin e veshjeve apo elementeve të tjera për të cilat është i specializuar.
Nëse je një i ri ose e re që kërkon të bëhesh pjesë e një grupi të madh profesionishtësh dhe rrjeti të ruajtjes së trashëgimisë kulturore shqiptare, duke u regjistruar në portalin tonë do të kesh mundësinë që të prezantosh idetë e tua dhe të bashkëpunosh me mjeshtrat e sektorit në mënyrë që produkti i ideuar prej teje të prodhohet në mënyrë profesionale dhe cilësore.
Qëllimi i këtij portali është që këta dy komponentë, artizanët e vjetër dhe talented e reja, të gjejnë mënyrën e bashkëpunimit mes tyre, në mënyrë që të ruhet dhe trashëgohet mjeshtëria, por edhe që produktet e realizuara në mënyrë cilësore të gjejnë hapësirat që meritojnë në tregjet kombëtare dhe ndërkombëtare.