Kush jemi

Historiku - Tradita Popullore

Shkruar nga Tradita

Historiku - Tradita Popullore

“Tradita Popullore” kontribuon në ruajtjen, ekspozimin dhe promovimin e veshjeve dhe materialeve të tjera etnografike shqiptare. Ne kemi punuar prej vitesh, me anë të të gjitha mundësive dhe alternativave, në të gjitha nivelet dhe grupmoshat, për ruajtjen dhe shtimin e njohurive që lidhen me gjuhën, zakonet, traditën, dhe trashëgiminë kulturore në Shqipëri, në mbarë rajonin shqiptar dhe jashtë tij, si dhe më gjerë.

“Tradita Popullore” ka ushtruar veprimtari të ndryshme në:

1. Programet e trajnimit për të gjitha grupmoshat për mësimin e riprodhimit të veshjeve, bizhuterive dhe aksesorëve të tjerë që janë elementë të trashëgimisë sonë kulturore materiale, me synim ruajtjen e kësaj tradite.
2. Aktivitetet sociale, artistike dhe kulturore në shpalosjen e vlerave të etnokulturës shqiptare tek të gjitha grupmoshat, duke bashkëpunuar dhe me fondacione të tjera të kësaj fushe, si dhe me institucione të ndryshme shtetërore brenda dhe jashtë Shqipërisë.
3. Organizimin e panaireve të ndryshme, në të cilat synohej promovimi i artizanatit dhe nxitja e vetëpunësimit te femrat, në funksion të fuqizimit të rolit të tyre në jetën social-ekonomike.
4. Pjesëmarrja në konferenca dhe forume mediatike me interes për kulturën, traditën dhe trashëgiminë folklorike, në funksion të rritjes së njohurive në këto fusha për gjeneratat e reja pasardhëse, si trashëguesit kryesorë të këtyre kulturave materiale e shpirtërore.
5. Organizimi dhe pjesëmarrja në evente artistiko-kulturore, si konkurse bukurie, festivale folklorike, sfilata, performanca artistike, koncerte, ekspozita, panaire të artizanatit të veshjes dhe një mori aktivitetesh të ndryshme në sajë të iniciativave sipërmarrëse dhe bashkëpunimeve me partnerë të ndryshëm privatë e institucionalë.
6. Përfaqësimi i Shqipërisë, duke promovuar kostumografinë tonë në muze e sallone të huaja (etj.).

Qëllimi ynë:

1. Ruajtja e artizanatit të veshjes si një fenomen në zhdukje.
2. Promovimi i artizanatit si një element i rëndësishëm identifikues.
3. Nxitja në përfitimin e këtij zanati si një mundësi e mirë për vetëpunësimin e shumë femrave të zonave të ndryshme rurale të vendit tonë.
4. Promovimi dhe ruajtja e origjinalitetit të veshjeve popullore shqiptare.

Bli online

  • Veshje tradicionale

    ...

  • Veshje tradicionale

    ...

  • Kostumi i Çamërisë

    ...

  • Kornizat me elementet e cdo krahine shqiptare

    ...

ARTIZANËT

Z. Anton Harapi

Korçë

Mjeshtër i kostumeve popullore

Znj. Afërdita Malo

Gjirokastër

Mjeshtre e suvenireve prej qelqi

Znj. Pranvera Qafzezi

Krujë

Mjeshtre e qilimave

Znj. Ganimete Isa

Pukë

Mjeshtre e qelesheve

Më të vizituarat

Kush jemi

Kush është Edlira Sulaj?

Edlira Sulaj është një kostumografe profesioniste me mbi 20 vjet eksperiencë në krijimin dhe ruajtjen e veshjeve tradicionale shqipta...