Edlira Sulaj është një kostumografe profesioniste me mbi 20 vjet eksperiencë në krijimin dhe ruajtjen e veshjeve tradicionale shqiptare. Ajo është e specializuar në projektimin dhe prodhimin e kostumeve të të gjitha trevave të Shqipërisë dhe ka një trashëgimi të pasur familjare në këtë fushë, që daton në breza. Ajo ka kontribuar në ruajtjen e vlerave kulturore shqiptare përmes ekspozitave dhe aktiviteteve ndërkombëtare, duke promovuar traditat shqiptare në nivel kombëtar dhe global.
* Kostumografe dhe qendistare profesioniste
* Prodhimi i veshjeve tradicionale dhe artizanale
* Rrobaqepëse e specializuar
* Punime artizanale, përfshirë punime me dru
* Organizimi i ekspozitave dhe eventeve kulturore
Eksperienca Profesionale
2012 - 2015: Drejtuese e projekteve për ekspozita dhe sfilata të veshjeve tradicionale, duke bashkëpunuar me Ambasadën Shqiptare në Kopenhagë, Bashkinë e Freresburgut, dhe institucione të tjera ndërkombëtare.
Realizimi i projektit “100 VJET SHTET MIJERA VJET IDENTITET” me mbështetje nga Komuna Kashar.
Bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës dhe artizanët e Shqipërisë për krijimin dhe ekspozimin e veshjeve tradicionale.
2016 - 2018: Bashkëpunëtore e eventeve si “Miss Universe Albania 2016”, promovimi i kulturës shqiptare dhe veshjeve tradicionale nëpërmjet medias dhe ekspozitave ndërkombëtare.
Pjesëmarrëse në javën e modës së qëndrueshme në Budapest dhe prezantimi i elementeve origjinale të veshjeve shqiptare në Otranto dhe Hake.
Bashkëpunim me Ambasadat Shqiptare në Japoninë dhe Kanada për ekspozita të veshjeve tradicionale shqiptare.
2019 - 2025: Organizimi i ekspozitave dhe sfilatave me veshje tradicionale shqiptare në vende të ndryshme të botës, përfshirë SHBA, Itali, dhe Greqi.
Drejtimi i projekteve për rikrijimin e kostumeve tradicionale të trevave të Shqipërisë, duke angazhuar artizanë të rinj dhe promovuar trashëgiminë kulturore.
Aktivitetet për promovimin e Shqipërisë në evente ndërkombëtare si Expo Milano dhe Talos Festival.
Projekte të veçanta
"100 VJET SHTET MIJERA VJET IDENTITET": Projekt i realizuar me mbështetje financiare nga Komuna Kashar për promovimin e identitetit dhe trashëgimisë shqiptare.
Ekspozita në Kopenhagë dhe Bukuresht: Prezantimi i kostumeve tradicionale shqiptare në ambjentet e Ambasadas Shqiptare dhe muzeve të njohura.
Panairi i Artizanëve në Muzeun Historik Kombëtar: Realizimi i ekspozitave për promovimin e punimeve artizanale shqiptare dhe veshjeve tradicionale në Shqipëri dhe jashtë.
Projekte ndërkombëtare dhe bashkëpunime
Pjesëmarrje në Ekspozita dhe Evente Ndërkombëtare: Shqipëri, Hungari, Kanada, Itali, dhe Greqi.
Eksponimi i Veshjeve Tradicionale Shqiptare: Nëpërmjet ekspozitave në muze dhe evente kulturore ndërkombëtare.
Bashkëpunim me Institucione Kulturore dhe Organizata Ndërkombëtare: Realizimi i projekteve që promovojnë dhe mbrojnë trashëgiminë kulturore shqiptare, duke angazhuar artizanë dhe ekspertë.
Projekte të Rëndësishme të Realizuara
“Miss Universe Albania 2016”: Sfilatë me veshje tradicionale shqiptare dhe promovim i kulturës shqiptare ndërkombëtarisht.
“Festival i Gjuhës dhe Kulturës IFLC”: Pjesëmarrje dhe mbështetje me veshje tradicionale shqiptare për gjithë koreografinë e festivalit.
Ekspozita në Expo Milano 2015: Prezantimi i kulturës shqiptare dhe veshjeve tradicionale në Paviljonin Shqiptar.