Atelieja e prodhimit

Realizimi i një kostumi popullor shqiptar te Tradita Popullore

Shkruar nga Tradita

Realizimi i një kostumi popullor shqiptar te Tradita Popullore

Përfundimi i një kostumi popullor shqiptar është një proces kompleks që kërkon mjeshtëri dhe përkushtim. Çdo pjesë e tij duhet të jetë e punuar me kujdes për të ruajtur autenticitetin dhe bukurinë tradicionale. Prandaj kompania jonë punon çdo ditë për të sjellë modelet më të mira të mundshme për koleksionistët dhe dashamirësit.

Prerja dhe bashkimi i pjesëve

Pasi qëndisen të gjitha pjesët e veshjes, ato priten sipas përmasave të përcaktuara. Procesi i bashkimit bëhet me dorë dhe me makinë, duke ruajtur simetrinë dhe duke siguruar që gajtanët të vendosen pa prishur pamjen e jashtme të veshjes.

Punimi i pjesëve të brendshme

Brendësia e veshjes ka rëndësi të madhe për cilësinë dhe rehatinë e saj. Pjesa më e madhe e këtyre veshjeve punohet me teknikën e syzatorit, ndërsa në rastet ku kjo nuk është e mundur, pjesët përpunohen me dorë dhe futen brenda astarit për një përfundim të pastër. Pasi të gjitha pjesët janë bashkuar, bëhet vendosja e astarit dhe pastrimi i tepricave të dukshme. Anët e brendshme qepen me dorë për të garantuar qëndrueshmëri dhe estetikë.

Punimi i çorapeve tradicionale

Çorapet janë një element i rëndësishëm i veshjeve popullore. Tek “Tradita Popullore”, ato punohen sipas modeleve tradicionale të çdo krahine, duke ruajtur elementët zbukurues dhe duke përshtatur ngjyrat me pjesët e tjera të veshjes.

Hekurosja dhe paketimi i veshjes me të gjithë elementët e saj

Pasi të jenë përfunduar të gjitha pjesët e domosdoshme të veshjes, sipas porosive të marra, ato i nënshtrohen procesit të hekurosjes dhe fotografimit përfundimtar. Pas kësaj, veshjet vendosen me kujdes në kremastarët e përgatitur dhe paketohen për dorëzim ose ruajtje.

Bli online

  • Veshje tradicionale

    ...

  • Veshje tradicionale

    ...

  • Kostumi i Çamërisë

    ...

  • Kornizat me elementet e cdo krahine shqiptare

    ...

ARTIZANËT

Z. Anton Harapi

Korçë

Mjeshtër i kostumeve popullore

Znj. Afërdita Malo

Gjirokastër

Mjeshtre e suvenireve prej qelqi

Znj. Pranvera Qafzezi

Krujë

Mjeshtre e qilimave

Znj. Ganimete Isa

Pukë

Mjeshtre e qelesheve

Më të vizituarat