Aktivitete

Veshjet shqiptare në Universitetin e Westminster-it në Londër, Edlira Sulaj: Vlerë e pazëvendësueshme për ndërtimin e identitetit të një kombi

Shkruar nga Tradita

Veshjet shqiptare në Universitetin e Westminster-it në Londër,

Me datë 26 prill, Shoqata e Grave Britanike-Shqiptare në Londër organizoi Universitetin Westminster në Londër aktivitetin “Tradita popullore dhe veshjet tradicionale shqiptare në Londër” në bashkëpunim me fondacionin Tradita Popullore, Agjencinë Kombëtare të Diasporës dhe Universitetin Westminster.

Një aktivitet i jashtëzakonshëm që e nderoi trashëgiminë kulturore përmes performancave të mrekullueshme me këngë, valle dhe sfilata me veshje popullore, duke krijuar një atmosferë të paharrueshme dhe të veçantë për të pranishmit.

Veshjet shqiptare në Universitetin e Westminster-it në Londër,

Në fjalën e saj në këtë aktivitet, drejtuesja e Fondacionit “Tradita Popullore”, Edlira Sulaj, foli për rëndësinë e veshjeve tradicionale, si pjesë e trashëgimisë kulturore shqiptare. “Ato mbartin në vetvete vlera të pazëvendësueshme në ndërtimin e identitetit të një kombi. Edhe pse mund të jemi një shtet i vogël në hartë, shumëllojshmëria e veshjeve sipas statusit krahinor që ato mbartin, e bën këtë trashëgimi të të parëve tanë të bukur dhe të larmishëm. Statusi krahinor i veshjes tradicionale shprehet në elementet e punimit dhe të qëndisjes. Nëpërmjet mënyrës së punimit dhe pamjes së jashtme të veshjes, mund të kuptosh zonën nga e cila ajo vjen”, tha ajo.

Veshjet shqiptare në Universitetin e Westminster-it në Londër,

“Vlera e identifikimit të veshjeve sipas zonave rritet akoma më shumë kur, në çdo 5 apo 10 kilometra hapësirë, gjejmë veshje të ndryshme që mbartin në vetvete identitetin dhe historinë e zonës që përfaqësojnë. Gjithashtu, veshja, përveç statusit krahinor, mbart edhe një status social. Vajzat kishin një kod tjetër veshjeje në krahasim me nuset dhe gratë në moshë; e njëjta gjë vlen edhe për burrat. Po ashtu, statusi ekonomik përcaktonte ndryshimin midis veshjes së familjeve të mesme dhe atyre aristokrate”.

Veshjet shqiptare në Universitetin e Westminster-it në Londër,

Ajo vlerësoi punën e bërë në të gjitha trevat shqiptare për ruajtjen e teknikave artizanale të ndërtimit të kostumeve popullore, në Tiranë, Gjirokastër, Korçë, Vlorë, Shkodër, Tropojë, Gjakovë, Rahovec, Kumanovë, Prizren, Tetovë, etj. “Secili prej tyre ruan një mjeshtëri artizanale të trashëguar ndër shekuj. Me tërësinë e këtyre teknikave, plotësojmë mozaikun e ndërtimit të një kostumi artizanal, nga këpuca deri te bizhuteria. Kjo është një vlerë e jashtëzakonshme që mbartin këto troje. Por, nga ana tjetër, dua të shtoj me keqardhje se kjo vlerë është duke u venitur gjithnjë e më shumë për shkak të disa faktorëve që po çojnë në zhdukjen e saj. Ne kemi marrë përsipër të luftojmë fort për ruajtjen dhe rigjenerimin e këtyre mjeshtërive. Duke u bashkuar me institucionet dhe me shqiptarët anembanë botës, kjo nismë do të bëhet më e qëndrueshme”, tha ajo.

Veshjet shqiptare në Universitetin e Westminster-it në Londër,

Bli online

  • Veshje tradicionale

    ...

  • Veshje tradicionale

    ...

  • Kostumi i Çamërisë

    ...

  • Kornizat me elementet e cdo krahine shqiptare

    ...

ARTIZANËT

Z. Anton Harapi

Korçë

Mjeshtër i kostumeve popullore

Znj. Afërdita Malo

Gjirokastër

Mjeshtre e suvenireve prej qelqi

Znj. Pranvera Qafzezi

Krujë

Mjeshtre e qilimave

Znj. Ganimete Isa

Pukë

Mjeshtre e qelesheve

Më të vizituarat