Aktivitete

Veshjet tradicionale shqiptare shkëlqejnë në Universitetin e Harvardit

Shkruar nga Tradita

Veshjet tradicionale shqiptare shkëlqejnë në Universitetin e

Në fillim të muajit prill në Unversitetin e Harvardit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shoqata Labëria festoi 1-vjetorin e krijimit të saj duke prezantuar traditat dhe polifoninë labe, si dhe kostumet tradicionale të kësaj treve.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Tradita Popullore Edlira (@tradita.al)

Drejtuesja e Fondacionit Tradita Popullore, Edlira Sulaj, e cila mbështeti Shoqatën Labëria me veshjet e kësaj treve të mrekullueshme, tha se historia dhe kultura shqiptare ngrihet në një nivel tjetër duke u prezantuar në Universitetin e Harvardit, tempullin e dijes dhe shkencës.

Veshjet tradicionale shqiptare shkëlqejnë në Universitetin e

“Prezantuam polifoninë labe, me një tingull të jashtëzakonshëm, por edhe vallet dhe veshjet tradicionale shqiptare”, tha ajo. “Askush nuk lëvizi deri në fund të aktivitetit, pasi të gjithë ishin të interesuar për të mësuar më shumë për kulturën e vendit tonë”.

Presidentja e Shoqatës Labëria në Boston, Rudina Bardhi, tha se ky aktiviteti është vetëm fillimi. “Kjo është një shoqatë e re, por kemi në plan që aktivitetet për promovimin e këngëve, zakoneve dhe figurave historike labe. Plani ynë është që shoqata jonë të bëhet qendër kulturore e gjallë për të gjithë shqiptarët në Amerikë”.

Labëria në Harvard, çfarë ndodhi në Universitetin më të famshëm të botës?

Në mjediset e Universitetit të Harvardit, në Fong Auditorium, u mbajt një konferencë unike kushtuar trashëgimisë dhe kulturës së Labërisë, organizuar nga Shoqata “Labëria” Boston në bashkëpunim me Departamentin e Gjuhës Shqipe. Kjo veprimtari madhështore kurorëzoi me një prezantim të mrekullueshëm mes dijes akademike dhe pasurisë shpirtërore të polifonisë labe, e cila që prej vitit 2005 është shpallur nga UNESCO si kryevepër e trashëgimisë gojore të njerëzimit.

Konferenca u hap nga z. Faton Limani, drejtues i programit të gjuhës shqipe në Harvard, i cili theksoi rëndësinë e këtij eventi si një nderim për historinë dhe traditat shqiptare. Znj. Rudina Bardhi, kryetare e Shoqatës “Labëria”, foli për misionin e kësaj shoqate në ruajtjen dhe promovimin e vlerave kulturore të Labërisë.

Veshjet tradicionale shqiptare shkëlqejnë në Universitetin e

Autorja e shkrimit, shkrimtare dhe bashkëthemeluese e Shkollave Shqipe “Alba Life”, mbajti kumtesën “Polifonia Labe – Kryevepër e Trashëgimisë Gojore të Njerëzimit”, e cila u prit me interes të madh.

Veprimtaria u pasurua me pjesëmarrjen e shumë figurave të diasporës shqiptare, përfaqësues të organizatave kulturore dhe medieve si TV Alba Life, Albanian Roots, dhe fondacione të tjera nga SHBA, Kanada dhe Shqipëria. Grupi Lab dhe ansamblet artistike interpretuan këngë dhe valle tradicionale, duke sjellë emocion dhe krenari te publiku.

Konferenca u përmbyll mes ovacioneve me këngën “Labëri, monedhë e shtrenjtë”, si simbol i dashurisë për Atdheun dhe krenarisë kulturore shqiptare.

 

 

Bli online

  • Veshje tradicionale

    ...

  • Veshje tradicionale

    ...

  • Kostumi i Çamërisë

    ...

  • Kornizat me elementet e cdo krahine shqiptare

    ...

ARTIZANËT

Z. Anton Harapi

Korçë

Mjeshtër i kostumeve popullore

Znj. Afërdita Malo

Gjirokastër

Mjeshtre e suvenireve prej qelqi

Znj. Pranvera Qafzezi

Krujë

Mjeshtre e qilimave

Znj. Ganimete Isa

Pukë

Mjeshtre e qelesheve

Më të vizituarat

Atelieja e prodhimit

Si realizohen veshjet tradicionale

Për realizimin e veshjeveve tradicionale, Tradita Popullore ka bashkëpunuar dhe bashkëpunon me artizanë të vjetër dhe të ri...

Kush jemi

Historiku - Tradita Popullore

“Tradita Popullore” kontribuon në ruajtjen, ekspozimin dhe promovimin e veshjeve dhe materialeve të tjera etnografike shqiptare. Ne kemi...